Kategoria e Tretë, më 28 tetor fillon regjistrimi për edicionin 2019-2020

Futboll në vendin tonë luhet në shumë qytete dhe në nivele të ndryshme. FSHF ka njoftuar së fundmi në lidhje me Kategorinë e Tretë, më e ulëta në Shqipëri. Prej ditës së hënë, më 28 nëntor, do të nisin regjistrimet për klubet që do të garojnë në këtë kategori në sezonin 2019-2020. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjitha klubet dhe skuadrat e interesuara, se më datë 28 tetor 2019, ditë e hënë, do të fillojnë regjistrimet për sezonin e ri, të Kategorisë së Tretë, edicioni futbollistik 2019-2020. Periudha për…

lexo më shumë

Tërbuni – Drini FK 4-4

Tërbuni – Drini FK 4️⃣ – 4️⃣ Kemi nisur Fazën Përgatitore për Sezonin 2019-2020 të premten në 26 korrik me ndeshjen miqësore me Tërbunin e cila përfundoi barazim 4-4.Në ndeshjen e sotme u provuan 23 lojtarë ku spikatën sulmuesit Ibrahimi Gjoka dhe Elezi. Trajneri Koka ndihet shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Stërvitja e rradhës ditën e hënë tek liqeni artificial në orën 18-00.Në vazhdim do të kemi edhe ndeshje të tjera miqësore me ekipe të ndryshme.

lexo më shumë

Revolucioni nis nga moshat, Duka zbulon planet e FSHF-së

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përgjegjësi i Zyrës Rajonale të Tiranës kanë zhvilluar ditën e sotme një takim pune me trajnerë dhe drejtues të shoqatave e akademive sportive që operojnë në qarkun e Tiranës. Në fjalën e tij, numri 1 i FSHF-së falenderoi të pranishmit për kohën, duke nënvizuar se qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i ideve, dhënia e propozimeve e mendimeve për të masivizuar futbollin si dhe për të ndihmuar shoqatat në disa drejtime. “Fokusi jonë ka qënë dhe mbetet futbolli i fëmijëve. Edukimi…

lexo më shumë

KF Selenica shpallet kampion

KF Selenica shpallet kampion për Sezonin 2018-2019 dhe së bashku me KF Mirdita ngjiten në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. Është mbyllur në paqe “finalja” midis Mirditës dhe Selenicës, sfidë e vlefshme për Kategorinë e Tretë. Barazimi 1-1 i kënaqi të dyja ekipet, por festa më e madhe ishte në kampin e Selenicës, me këta të fundit që u kurorëzuan kampionë. Gjithsesi, mirditorët kënaqen me faktin se edhe ata përfitojnë nga vendi i dytë në renditje, duke u ngjitur në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm. Fillimisht ishte…

lexo më shumë

Edi Reja është trajneri i ri i Shqipërisë

Tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare. Trajneri i njohur italian është ai të cilit i ka besuar Federata Shqiptare e Futbollit dhe 73-vjeçari ka dalë para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve. Kjo nuk është hera e parë që Reja vjen në Shqipëri, pasi më parë ishte takuar në Shkodër me kreun e FSHF-së, Armand Dukën, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me Turqinë në muajin mars. “Shpresoj që të krijojmë një marrëdhënie të mirë. Edhe pse jam kërkues, ndërtoj marrëdhënie të mira. Falënderoj Dukën për vlerësim…

lexo më shumë

Trajneri i kombëtares, liga dhe financat, Duka zbulon lëvizjet e fundit

Pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit foli për mediat. Armando Duka u përgjigj mbi disa çështja, ku u ndal te trajneri i ri i Kombëtares, stadiumi “Arena Kombëtare”, por jo vetëm. Gjithashtu, presidenti i Federatës foli dhe mbi dhunën në stadiume, ku përmendi dhe bashkëpunimin me Policinë. ASAMBLEJA – “Gjëra e rëndësishme në këtë asamble është e qartë, që ne duhet të bëjmë një hap ndryshe sot. Të bëjmë një hap cilësor për ndryshimin e futbollit në Shqipëri. Futbolli ka pasur një zhvillim të…

lexo më shumë

Ceremonia e shpërndarjes së topave

Federata Shqiptare e Futbollit ka finalizuar sot në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, projektin “Topi Yt”. Fjalën e hapjes në këtë ceremoni entuziaste, e ka mbajtur Sekretari i Përgjithshem i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili vlerësoi këtë risi në të mirë të futbollit kombëtar, ku do të furnizohen të gjitha ekipet me topa falas. Ky aktivitet i bukur dhe plot emocione pati në mesin e saj dy ish-futbollistë të kombëtares, Alban Bushin dhe Erjon Bogdanin, të cilët tashmë drejtojne përfaqesueset e moshes U21 dhe U19. Ata iu përgjigjen kuriozitetit…

lexo më shumë

Spartaku shpallet kampion i Kategorisë së Tretë

Është mbyllur kampionati i Kategorisë së Tretë për sezonin 2016-2017. Spartaku është shpallur kampion duke mundur skuadrën e Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” 6-0 në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”. Përveç titullit, Spartaku së bashku me Klosin e vendit të dytë kanë siguruar edhe ngjitjen në Kategorinë e Dytë. NDESHJA Takimi i djeshëm ishte për t’u luajtur që më 25 dhjetor të vitit të kaluar, por për shkak se lojtarët universitarë ndodheshin me pushime, u shty. Dhe Sektori i Garave pranë FSHF-së vendosi që të luhej dje ai…

lexo më shumë

FSHF prezanton LOGON e re të kampionatit të Kategorisë së Tretë

Federata Shqiptare e Futbollit prezanton Brand-et e reja të Futbollit Shqiptar. Konkretisht, pajisen me nje brand të ri edhe Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe Kategoria e Tretë. Ky hap ka qenë i planifikuar që në momentin e parë të rinovimit të imazhit të FSHF-së, me nje brand të ri i cili më tej i dha jetë edhe Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. Strategjia e FSHF-së për të ofruar një imazh të koordinuar dhe të integruar, të kuruar në çdo detaj ishte ajo e një “Brand Umbrella” e…

lexo më shumë

Klosi, rikthim ëndrrash pas 20 vitesh

Është mbyllur java e parë e kampionatit të Kategorisë së Tretë me ndeshjet Klosi-Shkëndija e Tiranës 2-1 dhe Sopoti B-Flamurtari B 3-1, duke regjistruar 19 gola në 5 ndeshje me një mesatare 3.8 gola për ndeshje. Ajo që të bie në sy gjatë kësaj jave të parë është debutimi me fitore i skuadrës matjane të Klosit, e cila rikthehet në këtë kategori pas 20 vitesh. Kështu që fjalët më të mira i përkasin shefit të këtij klubi të ri, Enver Topalli. Skuadra matjane e ka mbizotëruar të gjithë takimin ku…

lexo më shumë