FSHF prezanton LOGON e re të kampionatit të Kategorisë së Tretë

Federata Shqiptare e Futbollit prezanton Brand-et e reja të Futbollit Shqiptar. Konkretisht, pajisen me nje brand të ri edhe Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe Kategoria e Tretë. Ky hap ka qenë i planifikuar që në momentin e parë të rinovimit të imazhit të FSHF-së, me nje brand të ri i cili më tej i dha jetë edhe Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. Strategjia e FSHF-së për të ofruar një imazh të koordinuar dhe të integruar, të kuruar në çdo detaj ishte ajo e një “Brand Umbrella” e cila garanton në këtë drejtim koherencë dhe ngjashmëri në të gjitha simbolet e futbollit shqiptar.

Në logon e Kategorisë së Tretë gjejmë më të qartë dhe më të plotë një lloj “lehtësimi” dhe rifreskimi të elementëve. Pavarësisht se janë ruajtur elementet stilistikë të logove dhe brand-eve që i kanë paraprirë, kombinimi është një rezultat mjaft i këndshëm dhe “autonom” megjithëse besnik në identitet.
Mburoja është më e ngjashme me mburojën e logos së FSHF-së, sfondi është i bardhë për ta bërë më të lirë vendosjen e elementeve të përfshirë. Konturi i mburojës është i kuq, ku topi paraqitet dominant në logo, me përpunimin bardhë e zi. Ngjyra e zezë e topit na rikthen sërish kombinimin Kuq e Zi.
Emërtimi “KATEGORIA E TRETË” (me gërma kapitale) është gjithashtu dominant në pjesën e poshtme të logos, të vendosura në një “shirit” që i mbivendoset topit dhe mburojës. Poshtë shiritit gjenden tre yje, element edhe ky simbolizues i Kategorisë së Tretë.
Në pjesën e sipërme të logos gjejmë akronimin e FSHF-së në gërma kapitale.
 Gazmend Malo
Shef i sektorit Marketing.

Postimet e lidhura

Leave a Comment