Drini FK vs Valbona

DRINI-VALBONA 2-3
GOLAT: Ibrahimi 57′, Serjani 64’/ Mesha 9′, Ymeraj 19′, Nela 32′ Drini: Qosja, Sallaku, Hyka (Serjani 46′), Arifi, Belba, Reçi, Leci, Shehu, Kola, Ibrahimi, Ahmetaj. Trajner: S.Koka
VALBONA: Myrto (Haxhiaj 46′), Bejleri, Marku, Halili, Kërnaja 46′), Molla, Mesuti, Milla, Mesha, Markaj, Ymeraj, Nela. Trajner: O.Kërnaja
KARTONË TË VERDHË: Leci 41′, Ahmetaj 48′, Reçi 51′, Qosja 66’/ Molla 35′, Halili 48′, Marku 64′
KARTONË TË KUQ: Arifi 10′, Sallaku 76′, 88′(2v)/ Nela 44′
GJYQTARË: D.Maleta, D.Tomori, A.Doda (Tiranë)
DELEGAT: S.Brahja (Tiranë)

Lojtari godet me kokë kundërshtarin, Vllaznia kap kreun

Një takim interesant ishte ai ndërmjet Drinit dhe Valbonës ku të dyja skuadrat kanë luajtur nga një pjesë lojë me 10 lojtarë. Në të parën është Valbona që kontrollon gjithçka duke shënuar tre gola me anë të Meshës, Ymerajt e Nelës dhe në fraksionin e dytë skuadra dibrane i është afruar së tepërmi barazimit. Drini ka shënuar dy gola me anë të Ibrahimit dhe Seranit, por vetëm kaq. Kjo ndeshje ka qenë disi e ndezur dhe me nervozizëm nga disa lojtarë. Kështu, në minutën e 10-të, Klodian Arifi i Drinit godet me kokë një lojtar kundërshtar dhe gjyqtari Maleta e nxjerr me karton të kuq. Të njëjtin fat pati edhe futbollisti i Valbonës, Kejdi Nela, ky për ofendim ndaj arbitrit kryesor. Gjatë takimit janë akorduar edhe 9 kartonë të verdhë.

Postimet e lidhura

Leave a Comment